Politike

Rama në “fushatë” me Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet larg Tiranës, në Sarandë. Arsyeja e “braktisjes” së kryeqytetit lidhet me faktin se ka ndjekur nga afër koncertin e këngëtares Carla Bruni, bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

Vetë Rama përpara se të nisej drejt Sarandës priti dje në zyrën e tij, ish-presidentin francez, duke i treguar ambientet, si dhe pikturat e fotot e veçanta.

Ndërsa ndiqte koncertin e Brunit që mbahej në amfiteatrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, kryeministri poston edhe video dhe foto.

Sot lideri i PS-së, postoi në faqen zyrtare të llogarisë në rrjetet socialiste foton familjare, duke e cilësuar si foto të ditës, së bashku me bashkëshorten  Linda Rama, djalin Zaho dhe çiftin Sarkozy dhe Bruni.

E veçanta e kësaj fotoje është se Rama mban veshur këmishën e bardhë me mbishkrimin PS dhe numrin 30 çka nënkupton se po përgatitet për fushatën elektorale.

Kryeministri në këtë fundjavë pritet të zhvillojë takimet e elektorale në dy qarqet e jugut të Shqipërisë në Vlorë dhe në Gjirokastër.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/358262618225957/?t=16

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë