Lajme

Tensionet në KZAZ-të, ndalohen dy persona në Tropojë e Kukës

Në qytetet Tropojë dhe Kukës janë vënë nën pranga dy persona tqë ishin shpallur në kërkim, për dëmet e shkaktuara në KZAZ Nr.09 dhe KZAZ Nr. 11. I ndaluari në qytetin e Tropojës është G.B, 38 vjeç banues në Dojan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.


Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, ndaluan shtetasin, L.Sh, 37 vjeç banor i fshatit Shtiqen, nën akuzën për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Policia e Shtetit bën me dije se materialet për veprimet e mëtejshme i kaluan, Prokurorive përkatëse të qyteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë