Lajme

Copa America përmes fotove, spektakël në fushë dhe në tribuna

Kupa e Amerikës është evenimenti kryesor futbollistik i kësaj vere. Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Kili janë disa nga ekipet që kanë zbritur në fushën e lojës në këtë javë të nxehtë të qershorit.

https://youtu.be/FKwGNyblQIw

Yjet janë të pafundme, por edhe surprizat që kanë rezervuar ndeshjet e para kanë qenë të tilla. Brazili duket pretendente numër 1, duke qenë se e luan në shtëpi këtë kompeticion, por edhe ekipet e tjera, Klili dhe Kolumbia janë të gatshme për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu prestigjioz. Argjentina e Mesit duket sikur është e mallkuar për të mos fituar dhe në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një barazim me penallti.

Përtej të gjitha rezultateve dhe ndeshjeve, “Copa America” është evenimenti më i bukur futbollistik për atë që prodhon në shkallët e stadiumeve. Femra të bukura, ngjyra të larmishme, koreografi spektakolare e bëjnë këtë kompeticion që të shkojë në një tjetër nivel, duke i dhënë një bukuri më vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë