Lajme

Bardh Spahia para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.

Spahia u arrestua në mbrëmjen e 20 qershorit, i akuzuar për pjesëmarrje në trazirat që ndodhën në KZAZ e ngritur në shkollën “Shejnaze Juka” ku u dogjën materialet zgjedhore.  Qytetarët e ardhur nga Shkodra, edhe mbrëmë pas mbylljes së protestës, u drejtuan tek Drejtoria e Policisë ku kërkonin lirimin e ish-deputetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë