Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Vlorës, ku një grua ka humbur jetën në plazhin e Vlorës. Viktima, një pushuese 70-vjeçare, ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det, në zonën e njohur si Plazhi i Ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.
Identiteti saj nuk është bërë akoma i ditur. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen plotë të saj. Kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor kanë humbur jetën edhe dy pushues të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës, dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




