Policia Kufitare ka bllokuar në Portin e Durrësit një autobus me cigare kontrabandë, që vinte nga Maqedonia. Gjatë kontrollit janë zbuluar 309 steka (3090 paketa), ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit nga Gostivari i Maqedonisë. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Q. S. 32 vjeç. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari, me drejtues shtetasin Q. S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të padeklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit. Paketat e padeklaruara ishin të fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




