Që pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, prej tri ditësh vijon përplasja në Bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI. Drejtuesit e tyre kanë vijuar që të kërkojnë largimin e KZAZ-ve nga ambientet shtetërore dhe kjo është shoqëruar me tensione mes mbështetësve të opozitës dhe policisë deri në arrestime. Nuk ka munguar dhuna, zjarri dhe përplasjet me policinë.
Një ndër ndalimet e bujshme ishte ajo e ish-deputetit Bardh Spahia, i cili u shoqërua në komisariat ‘live’ në TCH, teksa ishte nisur për të shkuar në studion e emisionit, një ditë pas përplasjeve në KZAZ Shkodër dhe që ishte shpallur në kërkim policor.

Arrestimet në Burrel
Ndërkohë pas përplasjeve të ashpra në KZAZ-të e Burrelit, policia ka vënë në pranga 9 persona dhe ka proceduar me dhjetëra të tjerë.
Procesi i grumbullimit të materialeve zgjedhore u shoqërua me përplasje mes forcave të rendit dhe mbështetësve të PD-së, pasi këta të fundit kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ, duke iu referuar dekretit të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Pas përplasjes dhe tensionit të shkaktuar, policia bën me dije se ka arrestuar 9 shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 protestues, si dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë.
Të arrestuar:
E. D., 21 vjeç, banues në Burrel
Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel
M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).
E. T., 49 vjeç, banues në Klos
I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administrative Suç, Klos)
M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos
M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)
R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).
H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:
N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Arrestimet në Kavajë
Dhuna përfshiu edhe Kavajën mbrëmjen e djeshme ku mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë në KZAZ e Kavajës. Protestuesit kanë tentuar të futen brenda ambienteve të shkollës “3 Dëshmorët” për të marrë materialet zgjedhore.
Policia nga ana e saj përdori gaz lotsjellës dhe bomba tymuese, për të shpërndarë protestuesit.
Po ashtu, teksa kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-së, mbështetësit e opozitës kanë shkatërruar gardhin rrethues të ndërtesës.
Lidhur me këto ngjarje të dhunshme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të shkrinte disa polici bashkiake.
Arrestimet në Kukës
Pas tensioneve që ndodhën dje te gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, tentuan të dëmtojnë materialet zgjedhore, prishën derën e palestrës dhe vunë zjarr, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, policia e Kukësit bën me dije se ka vënë në pranga 4 shtetas:
A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Ndërkohë ka shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.
Arrestimet në Berat
Pas përplasjeve në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës në Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar, policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:
Konkretisht:
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)
H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)
M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)
K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.
A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.
Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës.
Lidhur me ngjarjet e dhunshme që ndodhën dje në të gjitha bashkitë e djathta dhe ato të LSI, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se do të shkrinte disa polici bashkiake.
Arrestimet në Kamëz
Pas përplasjeve dhe tensioneve dje në Bashkinë e Kamzës, policia ka proceduar penalisht 34 persona.
Militantët e PD-së kërkonin lirimin e ambienteve dhe kanë tentuar të hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.
Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz. Gjithashtu, edhe në Vorë u zhvillua një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa më e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende të paidentifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9-vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
A. D., banues në Tiranë me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.
R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
F. U., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal
H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
D. M., banues në Kamzë, Gj. P., banues në Valias, H. M., banues në Institut, Kamzë, Sh. H., banues në Kamzë.
Ndërsa janë vënë në pranga shtetasit:
A. P., banues në Marqinet, Vorë
L. H., banues në Marqinet, Vorë
Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.
Ndërkohë, janë proceduar të lirë shtetasit:
P. B., banues në Vorë, S. P., banues në Tiranë, A. Sh., banues në Prezë Tiranë, B. T., banues në Tiranë, K. J., banues në Tiranë, Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje, L. K., banues në Tiranë, A. K., banues në Tiranë, B. K., banues në Tiranë, G. D., banues në Tiranë, T. G. , banues në Vorë, Xh. S., banues në Vorë, I. P., banues në Vorë, S. G., banues në Vorë, K. D., banues në Tiranë, A. K., banues në Tiranë, F. M. , banues në Vorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




