Komunitet

Kukësi sërish në protestë për 11 të arrestuarit e Rrugës së Kombit

Banorë të Kukësit, Hasit e Tropojë, por edhe nga qytete te tjera te shqiperise si dhe nga Prizreni protestuan para gjykatës së Kukësit.

Protesta e thirrur nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” u organizua per te kerkuar lirimin e 11 protestuesve që u arrestuan me 31 Mars në Rrugën e Kombit.

Protesta u organizua një ditë para seancës për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Protestuesit e kukesit thane se do te jene te premten para kesaj gjykate ne mbeshtetje te te arrestuarve. Edhe grupi parlamentar i PD mori porosi që të ndjekë në Shkodër seancën për 11 protestuesit.

Që të 11 u arrestuan disa orë pas protestës në rrugën e Kombit ku iu vu zjarri stacionit ku udhëtarët paguanin taksën prej 5 euro, e cila që prej asaj dite në fakt nuk paguhet më.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë