Lajme

Uruguai dhuron spektakël, polemika për ekipet nga kontinentet e tjera

Uruguai vendos seriozisht kandidaturën për fitimin e Kupës së Amerikës që në ndeshjen e parë në këtë kompeticion, ku shkatërroi 4-0 Ekuadorin. Lojë mbresëlënëse dhe superioritet i dukshëm nga skuadra e Oskar Tabarez, që është dukur perfekte në çdo repart. Ndeshja debutuese është dukur si një shëtitje për Luis Suarez me shokë, që bëjnë pjesë në Grupin C. Uruguai kaloi në avantazh pas 6 minutash, falë një kryevepre të Lodeiros, ndërkohë që gjithçka u bë më e lehtë pas daljes me karton të kuq të Kuinteros në minutën e 23-të.

Më pas ishte radha e firmave të Kavanit dhe Suarezit ta çonin rezultatin në 3-0 brenda pjesës së parë. Mjaft interesant është fakti se për Kavanin ishte goli i parë në Kupën e Amerikës pas 4 pjesëmarrjesh. Ndeshja në “Belo Horizonte” ishte me sens unik, pasi Ekuadori vuajti agresivitetin e kundërshtarit dhe u bë konfuz pas golit të shpejtë të Lodeiros. Kuintero u ndëshkua direkt me karton të kuq për një goditje me bërryl, që u vërtetua pasi u panë pamjet me VAR. Dyshja Lodeiro-Suarez ishte e papërmbajtshme dhe krijoi disa raste shënimi të tjera. Kavani dyfishoi me një roveshiatë në zonë, kurse Suareza trefishoi pak minuta më pas. Çelsi i kësaj fitoreje të thellë për Uruguain ishin precizoni dhe efiçenca. Goli i katërt u shënua nga vetë Ekuadori, nga mbrojtësi Mina, i cili e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Një autogol i çuditshëm, që kompletoi ditën e keqe të Ekuadorit.

Uruguai feston golin e Lodeiros

Në Grupit B, Paraguai nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen ndaj Katarit, një nga dy skuadrat e ftuara në Kupën e Amerikës, bashkë me Japoninë. Paraguai ishte në avantazh të dyfishtë, pas golave të Oskar Kardozos e Derlis Gonzalesit, por Katari barazoi me golin e Ali dhe autogolin e Rojas. Rezultati e ka hidhëruar trajnerin e paraguaianëve Berizo, i cili pas ndeshjes ka polemizuar në lidhje me skuadrat nga kontinentet e tjera që marrin pjesë në Kupën e Amerikës. “Një Kupë e Amerikës vetëm me skuadra të këtij kontinenti do të ishte më logjike. Nuk kam parë që në Europian të ftohen skuadra nga kontinente të tjera”, – ka thënë Berizo. Në ndeshjet e deritanishme të Kupës së Amerikës, i vetmi ekip pretendent që ka zhgënjyer, është Argjentina, që humbi 2-0 me Kolumbinë.

Berizo, trajneri i Uruguait

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë