Ministri i Jashtëm serb, Iviça Daçiç duket se e ka humbur toruan gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke ka fyer ashpër ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike.
Në video Daçiç shihet tek jo vetëm ambasadoren, por edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.
Fillismisht ai i është drejtuar zyrtares së lartë të Kosovës, duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj.
“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i në lëvizjeje separatiste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.
“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.
Ambasadorja tha se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën e saj me zyrtarët britanikë dhe amerikane me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.
“Unë isha e ulur me shpinë dhe Ministri i Jashtëm serb filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.
“Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.