Lajme

Elbasan, arrestohet minoreni, “tmerri” i vjedhjes së i motoçikletave

Një i mitur është arrestuar në Elbasan si autor i një serie vjedhjesh të motoçikletave në këtë qytet. Policia ka finalizuar operacionin policor me emrin “Motoçikleta”, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale, një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.
Në vijim të punës për parandalimin , zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.P., 16 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ” 28 Nëntori” Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçikletë të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se minoreni është autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera, pasi në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje të motoçikletave në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë