Pronari i një punishteje që falsifikonte pije freskuese në Shkodër është arrestuar edhe pse punishtja e tij ishte nën sekuestro preventive që prej dy vjetësh. Ai ishte dënuar edhe më herët për të njëjtën veprimtari të kundërligjshme, por ishte konstatuar se kishte nisur përsëri të prodhonte pije të falsifikuara.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






