Lajme

“Operacioni Bistrica”, shkon në 14 numri i të arrestuarve

Në sajë të operacionit antidrogë “Bistrica 2019”, policia ka vënë në pranga 14 persona.
Policia e Shtetit njofton sot se ka arrestuar shtetasin A. L, 38 vjeç, banues në Sarandë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 38-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.
Gjatë këtij operacioni antidrogë, në muajin maj u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147 kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.
Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tri armë zjarri ku u vu në pranga një 52-vjeçar nga Mallakastra.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/458177744755911/?eid=ARCzt9f9VVLhT3koAiM1a6472SvplB86PCD0jiBiyRAwbwWB0CdBNOEsEQtkiD17jAmfVJC8YPcIW7zJ

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë