Lajme

Konfirmohen prokurorët Kondili dhe Nakuçi, janë kandidatë për SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçin.
Vendimi u mor mesditen e së premtes, 7 qershor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia. Prokurorët Nakuçi dhe Kondilli janë kandidatë për SPAK. Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë, Edvin Kondili, që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.
Ndërsa, Eneid Nakuçi, është i njohur si prokuror i dosjes “Shullazi” e “Balili”.
Madje, për prokurorin është ngritur si shqetësim edhe largimi nga dosja “Shullazi”. Prokurori Eneid Nakuçi mori gjashtë muaj leje me justifikimin se kishte probleme shëndetësore, duke shkaktuar edhe vakuum në gjetjen e prokurorëve që do të shpallnin pretencën, që u bë shkas edhe i një sherri të pazakontë te Prokuroria për Krimet e Rënda, sherr që doli përtej mureve të këtij institucioni. Në sitën e Vettingut gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë