Lajme

Cakaj me Hahn: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn në Bruksel. Në një postim në “Twitter”, Cakaj tha se diskutuan mbi përgatitjet për hapjen e bisedimeve. Ndërsa theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE.
“Kisha një takim të rëndësishëm me @JHahnEU në Bruksel sot. Diskutuam përparimin e konsiderueshëm të Shqipërisë në prioritetet kryesore, situatat e brendshme, si dhe përgatitjet për hapjen e bisedimeve”, shkruan ministri Cakaj në “Twitter”.

https://twitter.com/CakajGent/status/1136929195404267521

Lidhur me hapjen e negociatave, qeveria holandeze dje gjatë diskutimit në parlament, i dha një shuplakë të fortë Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, është shprehur në Dhomën e Ulët të parlamentit se qeveria holandeze nuk është dakord për hapjen e negociatat me vendin tonë. Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë përpara”, tha Blok.
Ndërkohë, Gjermania duket të jetë përçarë për nisjen e bisedimeve me vendin tonë.
Gazeta e njohur gjermane, “Süddeutsche Zeitung” ka publikuar një shkrim tronditës për Shqipërinë, duke raportuar se kancelarja Angela Merkel ka refuzuar qartësisht kërkesën e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë