Lajme

Sarandë, ndalohen 4 punonjës të Policisë Kufitare

Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat katër punonjës të Policisë Kufitare.
Policia bën me dije se efektivët e ndaluar janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë.
Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhër arrestet për katër efektivët e shoqëruar.
Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë