Lajme

Të dehur në timon dhe pa dokumente, 3 në pranga në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi B.B, 44 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Ndërsa shtetasi E. R, 28 vjeç, banues në Fier është arrestuar, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.
Po ashtu shtetasi Xh. A, 18 vjeç, banues në Fier është arrestuar, pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë