Lajme

Plagosi babë e bir në protestë, arrestohet një nga autorët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin që plagosi babë e bir gjatë protestës së opozitës më datë 2 qershor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bëhet fjalë për shtetasin Zamir Sijani, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës. Sijani rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia bën me dije se arrestimi i 43-vjeçarit është bërë pasi janë parë pamjet filmike të protestës. Ai ka goditur me mjete të forta shtetasit Ymer Çela dhe Erion Çela (babë e bir) banues në Tiranë, duke u shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë