Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi gjatë natës në qytetin e Vlorës. Mësohet se pre e sulmit ka rënë një fabrikë çorapesh që ndodhet në Rrugën Transballkanike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të kësaj të marte. Autorët kanë vendosur rreth 150 gram tritol në biznesin që ishte në pronësi të një egjiptiani.
Policia e Vlorës bën me dije se nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.
Ndërkohë, pronari i biznesit është marrë në pyetje në lidhje me këtë shpërthim. Deri më tani shkaqet janë të paqarta dhe për pasojë policia po heton në drejtime të ndryshme, nëse ka pasur ndonjë konflikt pronari i biznesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




