Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një farmaci. Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




