Të tjera lëkundje tërmeti janë ndier sot në qytetin e Korçës. Janë regjistruar të paktën tre lëkundje të tjera.
IGJEUM ka regjistruar tri goditjet e datës 3, që nisën që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03:06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9. Ende nuk dihet nëse lëkundjet janë shoqëruar me dëme të tjera materiale.
35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës që nga e shtuna, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.
Ministria e Mbrojtjes bëri me dije dje në një njoftim zyrtar se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Po ashtu deri tani 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës. Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë.
Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira. Sot disa prej tyre u konfliktuan edhe me Prefektin e Korçës, Dhori Spirollari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




