Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një qendër e paraburgimit në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës.
Mediat greke raportojnë se shqiptarët, dy prej të cilëve të identifikuar si Endrit Bagaj, Alesio ose Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli, në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit.
Pak ditë më parë shqiptarët ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos në Athinë.
Mësohet se fillimisht njëri prej të arratisurve ka kërkuar ndihmën e parë pasi ishte sëmurë, por sapo në qeli kanë hyrë policët, tre të dënuarit e tjerë i kanë kërcënuar, duke iu vënë thika artizanele në fyt. Më pas, shqiptarët iu kanë marrë armët dhe i mbyllën policët në qeli.
Kaq ka mjaftuar që ata të arratisen.
Sipas informacioneve ka pasur një shkëmbim zjarri, por nuk pati persona të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




