Lajme

Tërmeti në Korçë, Ministria e Mbrojtjes jep bilancin real të dëmeve

Pas tërmeteve të regjistruara dje në qarkun e Korçës, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë bilancin real të dëmeve.
Në njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Po ashtu mësohet ndër të tjera se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.
Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë.
Po ashtu, ministria bën me dije se banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, janë siguruar zonat e prekura me forca policore dhe deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.
Ditën e djeshme, në harkun kohor të katër orëve u regjistruan 10 tërmete, që të gjithë me epiqendër në jug dhe jug-lindje të qytetit të Korçës me magnitudë që varion nga 2.2 deri në 5.
Lëkundjet janë ndier fort në Korçë, Bilisht dhe Pogradec.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë