Lajme

Meta hap Presidencën për fëmijët në festën e 1 qershorit

Me rastin e Festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti Ilir Meta priti në selinë e Presidencës vogëlushë dhe vogëlushe me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë.

Presidenti Meta dhe të pranishmit ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit.

 “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”, tha Meta. Ai shpërdau certifikata nderi për disa nga nxënësit, që morën pjesë si sipërmarrës të vegjël në projektin “Biznesi im” të  Shkollës “Hasan Koçi”, në Shkozet të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë