Mbipesha rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen me diabetin e tipit 2. Numri i personave mbi peshë apo obezë sa vjen e rritet në rang global nga viti në vit. Ekspertët thonë se rritja në masë e personave mbipeshë vjen për shkak të modernizimit të botës sonë, duke shkaktuar rrjedhimisht edhe rehati e qetësi psikologjike. Por një studim tjetër ka zbluar se sa më shumë plakemi aq më shumë shtojmë peshë. Ndonëse shumica e njerëzve ia atribuojnë këtë fenomen metabolizmit. Por, siç duket, metabolizmi jonë nuk ka të bëjë edhe aq shumë me shtimin e peshës përgjatë viteve. Në fakt, shtimi i peshës që ndërlidhet me moshën ka të bëjë më shumë me aktivitetin tonë sesa me metabolizmin.
Metabolizmi jonë – i cili është termi për procesin e djegies së kalorive që trupi e bën në mënyrë natyrale – ndryshon bazuar në aktivitetet që bëjmë përgjatë ditës. Fatkeqësisht, shkalla me të cilën i tretim kaloritë dhe e djegim energjinë nuk mund të ndryshohen mjaftueshëm sa për të shkaktuar humbje të peshës. Por, me moshën, ne gjithashtu bëjmë më pak aktivitet fizik. Hulumtuesit thonë se kjo – pra jo metabolizmi – është shkaktari i vërtetë i kilogramëve që i shtojmë me moshën.
Për ta shmangur shtimin e peshës, mundohuni të bëni sa më shumë lëvizje përgjatë ditës.
Kjo mund të përfshijë mos përdorimin e ashensorit, por ngjitjen e shkallëve, shkuarjen në palestër, etj. Theksohet se hulumtimet e reja sugjerojnë se për të arritur shëndet më të mirë dhe për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga çfarëdo shkaktari, çdo lloj i lëvizjes është më i mirë sesa asnjë lëvizje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





