Lajme

Nis Vetingu në polici, përzgjidhen 45 emrat e parë

Edhe policia do t’i nënshtrohet procesit të vettingut. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë.
Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese. 31 punonjës në Policinë e Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe 2 punonjës në Gardën e Republikës.
Deri më tani janë tërhequr dosjet e vetëdeklarimit nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.
Formularët që kanë plotësuar efektivët janë për deklaratën e pasurisë, vetëvlerësimit profesional, si dhe për kontrollin e figurës.
Pas procesit të hetimit administrativ, sipas parashikimeve ligjore, do të mbahet seancë dëgjimore për çdo subjekt.
Vetingu ka parashikuar se nëse efektivët do t’u shmangen pyetjeve apo do përpiqen të mos japin të dhëna të sakta, do të shkojnë drejt penalizimit, përjashtimit nga funksionet dhe do të ndiqen penalisht për shkak se kanë deklaruar të dhëna të rreme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë