Seanca e Parlamentit ka nisur pa prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe deputetët po diskutojnë për progres-raportin e Komisionit Europian mbi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Kjo seancë ndërkohë për herë të parë është drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit, përfaqësuesi i opozitës së re, Myslym Murrizi. Në këtë seancë të parë, Murrizi ka marrë edhe falënderimet e deputetëve të opozitës dhe socialistëve për këtë seancë të parë.
Drejtimi i kësaj seanca lidhet me faktin se kryeparlamentari Gramoz Ruçi po zhvillonte një takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi zyrtarisht progres-raportin e KE-së për çeljen e negociatave. Për këtë fakt ai u detyrua t’ia kalonte detyrën Murrizit për drejtimin e seancës.
Në seancën e sotme Kuvendi ka në rendin e ditës shqyrtimin e dhe diskutimin mbi Raportin vjetor të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2018; Raportin e veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2018; Raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2018 dhe Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2018.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




