Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj deklaroi në një dalje publike të mbajtur këtë të enjte se qëndrimi i Komisionit Europian është i qartë për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret teknike, pavarësisht krizës politike.
Cakaj tha se pas raportit, detyra e qeverisë tashmë është dialogu, por jo me opozitën.
“Nga sot e tutje qeveria do të vazhdojë dialogun politik me vendet anëtare për të bërë realitet hapjen e negociatave”, u shpreh ai.
Duke iu referuar raportit, Cakaj kujtoi se Komisioni vëren se Parlamenti është funksional dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën. “Kush do mund ta kuptojë këtë. Raporti thotë se opozita duhet të ripërfshihet në institucionet demokratike, që do të thotë se opozita sot nuk po vepron sipas kornizave demokratike”, deklaroi ai.
Cakaj deklaroi se raporti i Komisionit vlerëson Qeverinë, që sipas tij nuk u shpërqendrua nga aksioni i opozitës, por pranoi se kriza politike mund të përdoret si pretekst nga vende të caktuara të Bashkimit Europian për të bllokuar hapjen e negociatave. Në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, ministri i Jashtëm në detyrë i shpreh se Athina nuk kushtëzon hapjen e negociatave me firmosjen e një pakti, ndryshe nga sa bëri me Maqedoninë e Veriut për çështjen e emrit.
Pyetur nga Gazeta Si mbi deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin kombëtar, ministri i Jashtëm në Detyrë nënkuptoi se ato janë thënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe rrugës së përbashkët të dy vendeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Vendet anëtare mund të përdorin si alibi vendimin për moshapjen e negociatave aksionin e opozitës dhe krizën politike. Reforma elektorale dhe është cenuar përkundër përpjekjeve të mazhorancës nga sjellja e opozitës. Raporti dëshmon se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria.
Qeveria ka menaxhuar ruajtjen e progresit megjithë përpjekjet e opozitës. Kjo është përgjigja që reformat kanë vazhduar megjithë polarizimin politik, që do të thotë se përkundër përpjekjeve të dikujt për të minuar punën e qeverisë.
“Nuk është në agjendën zyrtare të asnjë vendi. Parimi i bashkëpunimit rajonal është në agjendën e Shqipërisë dhe Kosovës, sepse kështu e kërkon edhe Procesi i Berlinit”, deklaroi Cakaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




