Pasi Komisioni Europian rekomandoi edhe njëherë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë shprehet në rrjetet sociale se hapja e dritës jeshile nga Komisioni Europian konfirmon edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Ndërkohë njoftoi se do mbajë një komunikim të përbashkët publik me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në orën 15:00.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”, shprehet Rama në “Twitter”.
Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian se vendi ynë ka bërë një përparim të qenësishëm në kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian.
Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi sidomos reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




