Lajme

Merkel dhe Macron nisin luftën për kreun e ri të Komisionit Europian

Franca dhe Gjermania janë përplasur ashpër në samitin e parë pas zgjedhjeve europiane mbi emrin e ri që duhet të marrë postin kryesor të BE-së, atë të presidentit të Komisionit Europian. Në një takim të mbyllur, pa asistente, celurarë dhe media, liderët kryesor raportohet të kenë diskutuar më zë të lartë për kreun e ri të ekzekutivit të BE-së.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që në krye të këtij institucioni të vendoset kandidati i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber. Por presidenti francez Emmanuel Macron as nuk e përmendi as Weber si një kandidat të mundshëm.

Përpara se të hynte në takim, Macron përmendi emrat e tre kandidatëve të tjerë por jo Weberin. Për presidentin francez, më të përshtatshmit për këtë post do të ishin kryenegociatori i Brexit Michel Barnier, i cili është francez, zyrtarja e lartë daneze Margrethe Vestager dhe ish-ministri holandeze Frans Timmermans.

Pas bisedimeve Merkel tha se kandidati i saj i preferuar vazhdonte të ishte Weber, por se edhe liderë e tjerët vazhdoni të qëndronin pranë kandidatit të tyre.

Angela Merkel and Emmanuel Macron

“Ne qëndrojmë pranë kandidatit tonë, të tjerët qëndrojnë me të tyret, por sot ne biseduam rreth profileve të tyre dhe përvojën administrative në Komision”, tha ajo, duke përmendur ish shefin e parlamentit Martin Schulz si shembullin më të mirë.

Komisioni është organi që zbaton rregullat e BE-së dhe harton ligjin e BE-së. Presidenca e tij aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker, i cili është në fund të mandatit të tij pesëvjeçar.

Në vitin 2014, . Juncker u zgjodh për të kryesuar Komisionin si kandidat i Partisë Popullore Europiane, pasi PPE-ja kishte fituar zgjedhjet.

Pas negociatave të gjata, zyrtarët e rinj të lartë do të marrin postet e tyre më 1 nëntor, me përjashtim të shefit të ri të Këshillit të Europës, i cili fillon më 1 dhjetor.

BE-ja është zotuar për të balancuar gjininë, përkatësinë politike dhe gjeografinë në plotësimin e posteve kryesore, po zakonisht vendet e Lindjes se Europës kanë mundësi më të paktë në garën për këto poste.

Jean-Claude Juncker

Udhëheqësit e 28 shteteve anëtare do të duhet të bëjnë kompromis me njëri-tjetrin, por përplasjet franko-gjermane duket se do ta vështirësojnë edhe më shumë këtë proces.

“Edhe pse në botën reale, ekuilibri i përsosur do të jetë i vështirë për t’u arritur, balanca gjinore do të jetë një faktor përcaktues në përzgjedhjen e kreut të ri të Komisionit, deklaroi kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Tusk theksoi se nga katër postet, dy prej tyre duhet të merren nga udhëheqëse gra

Kjo do të rrisë shanset e Margrethe Vestager dhe disa nga emrat e tjerë që po qarkullojnë, përfshirë drejtoreshën ekzekutive të FMN, Christine Lagarde dhe shefen ekzekutiv të Bankës Botërore Kristalina Georgieva.

Para darkës, shtetet anëtare zgjodhën edhe negociuesit e tyre formalë për të lobuar për kandidatët, bazuar në përkatësinë e tyre politike.

Partia Popullore Europiane zgjodhi kryeministrat e Kroacisë dhe Letonisë, Andrej Plenkoviç dhe Krišjānis Kariņš, ndërsa liberalët zgjodhën homologët e tyre holandezë dhe belgë, Mark Rutte dhe Charles Michel.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe ai portugez António Costa duket se do të lobojnë për socialdemokratët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë