Lajme

Theu lejen e burgut dhe u arratis, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.
Shtetasi Gentjan Taullaj nga Ballshi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Fierit duke mos u kthyer më në qeli.
Policia njofton se Gentjan Taullaj u arrestua pranë “QTU” të këtij qyteti. Ai ishte dënuar me 7 vite heqje lirie për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë