Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara.
Seanca dëgjimore për të u zhvillua dy ditë më parë dhe sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie.
Ndërkohë, në lidhje me aftësitë profesionale, sipas raportit të KLD-së, por edhe verifikimeve të Komisionit, nuk kanë rezultuar problematika.
Relatorja u shpreh se nga 5 denoncime të kryera prej publikut, është veçuar një prej tyre që është kryer nga shtetasit O.Sh. dhe L.Sh., që sipas tyre janë akuzuar padrejtësisht si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Sipas Komisionit, denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe se ka probleme me aftësitë profesionale. Në lidhje me këto, por edhe me gjetje të tjera, gjyqtari Lara tha se nëse do të kthehej pas, nuk do bënte asgjë ndryshe.
Seanca dëgjimore e tij u shënjua nga një denoncim i dy të akuzuarve si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Orik dhe Laert Shyti, të cilët KPK i quajti “viktima” dhe e pyeti gjyqtarin Lara nëse kishte shkelur të drejtat e tyre.
Sipas Komisionit, denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe se ka probleme me aftësitë profesionale. Në lidhje me këto, por edhe me gjetje të tjera, gjyqtari Lara tha se nëse do të kthehej pas, nuk do bënte asgjë ndryshe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




