Lajme

Situata politike dhe zgjedhjet, Rama mbledh deputetët e drejtuesit e qarqeve

Sot pasdite kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me deputetët dhe drejtuesit politik të PS-së.

Sipas burimeve mbledhja informale që nis në ora 19:00 do të ketë në fokus organizmin e PS-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Më 1 qershor socialistët kanë deklaruar se do të hapnin zyrtarisht fushatën elektorale duke prezantuar të 61 kandidatët për kryetar bashkie.

Në këtë darkë informale, do të diskutohet edhe situata politike në vend ku PD-ja dhe aleatët e saj kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe prej muajsh po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, shtyrjen e zgjedhjeve lokale, si dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri i ka dërguar gjashtë letra publike kundërshtarit politik, Lulzim Basha për të dialoguar, por kryedemokrati i ka refuzuar këto thirrje. Dorëheqja e Ramës është kushti kryesor i opozitës. Ndërsa të dielën më 2 qershor pritet të mbahet protesta e shtatë kombëtare e opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë