Lajme

U arratis mbrëmë nga burgu i Avlonas, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar Albiano Xhezairin, person i shpallur në kërkim, pasi ka arritur të arratiset mbrëmë nga burgu grek i Avlonës.
Xhezairi është kapur në rrugën “Menanadrou” në qendër të Athinës.
Albano Xhezari u arratis gjatë mbrëmjes së kaluar së bashku me një sirian në momentin që në burgun e të miturve po bëheshin punime për shtrimin e kabllove të reja elektrike.
Dy të dënuarit kaluan nëpërmjet një muri, prej të cilit ishin hequr telat me gjemba për shkak të punimeve, dhe pasi u hodhën jashtë rrethimit, u larguan me shpejtësi.
Albiano Xhezairi, 23 vjeç nga Ksamili, rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg pasi më 11 maj 2017 është arrestuar në lagjen Galtasi në Athinë, pasi ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Xhezairi merrte drogën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistoletë, 1 thikë dhe 1 peshore.
Po ashtu, ai është dënuar edhe në Shqipëri me 24 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë