Lajme

Udhëtim në zonën Shengen, MB: Verifikoni pasaportat

Ministria e Brendshme paralajmëron të gjithë shqiptarët që do udhëtojnë në zonën Shengen, për të verifikuar vlefshmërinë e pasaportave të tyre.
Ministria apelon që para se të planifikoni udhëtimin, duhet të verifikoni dokumentin.
“Verifiko vlefshmërinë e dokumentit, para se të planifikosh një udhëtim!”, apelon Ministria e Brendshme.
Ministria bën me dije se në 90 ditët e fundit të vlefshmërisë së pasaportës biometrike nuk mund të udhëtoni në vendet e zonës Shengen.
“Duhet të keni parasysh, që në 90 ditët e fundit të vlefshmërisë së pasaportës biometrike, nuk mund të udhëtoni në vendet e zonës Shengen.
“Mos e lini për ditët e fundit rinovimin e dokumentit të udhëtimit, aplikoni më herët”, njofton Ministria e Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë