Lajme

Plagosja në Sauk, vetëdorëzohet efektivi që qëlloi të riun

Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të një parkingu të një hoteli në zonën e Saukut në Tiranë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ndue Ndoj, i cili plagosi me armë zjarri Ervis Muratin. Ndoj ndiqte studimet pranë Akademisë së Policisë për marrje grade ndërsa punonte si polic rrugor në Lezhë.

Ndue Ndoj

Ngjarja
Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk dhe ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.
Gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N. N., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se personi i plagosur është Ervis Murati, ndërsa agresori është student i Akademisë së Policisë.
Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë Akademisë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë