Politike

Opozita e re, LSI e plotë në Kuvend, PD-së po i shteron lista, 18 karrige bosh

Ramazan Gjuzi është emri i fundit nga radhët e LSI-së që ka pranuar të marrë mandatin e deputetit në Kuvend. I rendituri i 22-ti në listën e LSI-së për qarkun e Tiranës, Gjuzi mori mandatin e 17-të të deputetit, duke bërë që kjo parti politike të mos mbesë pa vende vakante në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërsa në kampin e Partisë Demokratike ka një situatë ndryshe pasi nga jo të gjithë kandidatët e listës shumemërore kanë pranuar që të marrin mandatin e deputetit. Burime zyrtare të Gazeta “Si” pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohuan në 11 qarqe të vendit është shteruar lista e shumëemërore e kandidatëve për deputet për t’u zëvendësuar nga Parti Demokratike. Mbetet për t’u shpallur pazgjidhshmëria në qarkun e Elbasanit për dy deputetë. Deri më tani për këtë qark ku PD-ja ka rezultuar me tre mandate, vetëm një ka pranuar që të marrë mandatin dhe ai është Arben Elezi.
Nga lista e PD-së e kanë pranuar mandatin 23 kandidatë, ndërsa 18 janë pa u plotësuar. Qarqet Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës i ka plotësuar të gjitha mandatet nga radhët e PD-së. Ndërsa Tiranë nga 10 mandate të lëna bosh, 8 plotësuan, duke lënë dy pezull. PD mund të krenohet me kandidatët e listës së qarkut Lezhë pasi asnjë nuk iu rezultoi “tradhtarë” duke marrë mandatin e deputetit.
Kryesisht lista e deputetëve të PD-së është plotësuar nga ana e aleatëve të kësaj partie, të cilët u futën si kandidatë demokratë në bazë të marrëveshjes politike që realizuan ndërmjet tyre para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Në pamundësi për të dalë në një koalicion, PD përdori skemën e përfshirjes së aleatëve të tyre në listat e veta. Por kjo skemë solli pakënaqësi pasi krerët e partive të vogla si të dy partive të Ballit Kombëtar, Ora e Shqipërisë apo dhe të tjera forcave minore ishin në listat jo fituese. Kështu që marrja e mandateve cilësohet si një “hakmarrje” ndaj PD-së.
Kuvendi i Shqipërisë regjistron sot 122 deputetë nga 140 që duhej të kishte. Janë 18 karrige deputetësh që mungojnë dhe i përkasin Partisë Demokratike. Nëse lista e Elbasani do të plotësohet atëherë janë do të mbesin 16 karrige bosh nga opozita. Nga PD-ja vetëm Rudina Hajdari dhe Myslym Murriz nuk pranuan që të marrin mandatin e deputetit.
Vakanca që po krijohet ka hapur debatet e para ku po kërkohet që mbi bazën e kësaj situate të shpërndahet Parlamenti.
Ideja është hedhur nga kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ku disa ditë më parë do të postonte një Tëitter ku do i kërkonte presidentit Ilir Meta që të shpërndante Parlamentin bazuar pikërisht në këtë ide.
“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, do të shprehej Dule.
Ndërkaq kjo situatë mbetet për t’u vlerësuar, pasi Kodi Zgjedhor parashikon që në rast të shterimit të listës nga partitë politike, ajo plotësohet me partitë koalicionit ku kanë bërë pjesë. Por në këtë rast PD-ja dhe LSI-ja kanë konkurruar të vetme. Sakaq Kodi parashikon që në rast se të kësaj pamundësie ligjore, atëherë mandatet i shpërndahen partisë që ka herësin më të lartë. Pra sipas dispozitës përkatëse këto mandatet të lëna bosh nga opozita duhet t’i marrë Partia Socialiste.

Situata e mandateve të PD sipas qarqeve:
3 kandidatë të Fierit nuk e kanë pranuar mandatin
8 kandidatë në Tiranë e pranuan mandatin, 2 e refuzuan
1 kandidat në Dibër e pranoi, 1 e refuzoi
2 kandidatë në Durrës e pranuan, 2 e refuzuan
2 kandidatë në Vlorë e pranuan mandatin, 1 e refuzoi
4 kandidatë në Korçë e morën mandatin
2 kandidatë në Shkodër e morën mandatin, 3 e refuzuan
1 kandidat në Kukës e mori mandatin, 1 e refuzoi
1 kandidat në Berat e mori mandatin
Asnjë kandidat nga tre në Lezhë nuk e pranoi mandatin
1 kandidat në Gjirokastër e mori mandatin
1 kandidat në Elbasan e pranoi mandatin, 2 janë në pritje

Deputetët e opozitës së re

Tre nuk u dogjën që në fillim:

Lefter Koka
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Janë betuar:

Morën mandatin

Ylli Shehu
Aurora Mara
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Ediola Braha
Edlira Hyseni
Elda Hoti
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Koçiraj
Amra Borova
Eugen Bojaxhi
Klajdi Qama
Lefter Maliqi
Alban Zeneli
Ligoraq Karamelo
Majlinda Halilaj
Arben Elezi
Adriatik Alimadhi
Korab Lita
Halit Jakimi
Arlind Çarçani
Andi Përmeti
Fatjona Dhimitri
Erjon Piciri
Artur Rroshi
Nikolin Staka
Zef Shtjefni
Kujtim Gjuzi
Koçi Tahiri
Krenar Rryçi
Kostaq Papa
Suzana Topi
Besnik Troplini
Selami Jenishehri
Vasil Sterjovski
Halit Valteri
Edmond Stojku
Elvis Meco ( në pritje të marrë mandatin)
Ramazan Gjuzi (në pritje të marrë mandatin)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë