Opozita ka vendosur të shtyjë protestën e shtatë kombëtare, që ishte përcaktuar më 31 maj. Protesta do të zhvillohet dy ditë më vonë në të njëjtin orar, të dielën më 2 qershor.
Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.
“Nisur nga fakti që data 31 Maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është Dita e Fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.
Protesta e radhës u vendos menjëherë pas mbylljes së protestës së 25 majit, ku kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët opozitarë.
Ndërkohë për shkak të vendosjes së protestës më 31 maj fillimisht nga opozita, kryeministri Edi Rama shtyu hapjen e fushatës elektorale nga PS më 1 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




