Politike

Historike, fiton eurodeputetja e parë shqiptare, mbesa e Musine Kokalarit

Për herë të parë në ulëset e Parlamentit Europian do të ulet një shqiptare. Quhet Arba Kokalari 32 vjeç dhe do të përfaqësojë në PE partinë suedez, ‘Moderaterna’. Partia në fjalë arriti të marrë 17.6% të votave në zgjedhjet europarlamentare në Suedi, duke arritur të çojë katër përfaqësues në Bruksel, njëra prej të cilave do të jetë edhe Arba.

Arba Kokalari vjen nga një familje e njohur shqiptare, mbesa e politikanes dhe disidentes së njohur të shekullit 20’ Musine Kokalari. Arba lindi më 27 nëntor 1986 në Tiranë dhe prej shumë vitesh ka qenë deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.

Kur ishte vetëm 16 vjeç Arba Kokalari nisi të merrej për herë të parë me politikë. Edhe studimet universitare dhe pasuniversitare, 32-vjeçarja i ka mbaruar pikërisht për politikë dhe Politikë Europiane.

Në reagimin e parë në rrjetet sociale pas zgjedhjes, Arba Kokalari ka shprehur edhe emocionet e saj për këtë moment historik. “Tani: Të moderuarit marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian! Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për të moderuarit dhe mua!”- shkruan Kokalari në facebook.

https://www.facebook.com/ArbaKokalari/posts/1853907381376848?__xts__%5B0%5D=68.ARDCvXQ1PmrOc92QDJgGnTzGmNzrhPH_3GagphWREUJZLSTcFP3z7IpsiNV8x0lrfz–YNmbVwSiV6pWqq9TWrLDd45Ltq7KB0uzp8qtdAmny_6C8RU3BJg47DV8f4SRhTbKK5upvSr3pbSvg3GWp_EEV6ntqTf2qplDQ-q36hLguG7tCatt44ODUQWypovn-1plKoLBpbakf9uMcaWqZA1_r09-8ZZLzGd-MWgqgAJuPM7QK7_1l-m-BnEKo8SPzKo2bPQmx2KEZm0JYa_opT1t3YwS1PUS4_C7N2RhpNcdnJ40TiRgHOPduQQ5Jh5NQnSvJ6NbnJBQlikR5VhgFPXd4g&__tn__=-R

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen e Kokalarit në PE. “Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi, por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë