Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit do të ketë stakime të energjisë, si pasojë e ndërhyrjeve që po bëhen për riparimin e kabinave elektrike. Sipas grafikut të OSHEE-së, këto stakime kryhen në Tiranë nga data 27 deri në 29 maj dhe janë pjesë e investimit në 250 kabina. Sipas grafikut, do të ndërhyhet në oraret dhe zonat si më poshtë, duke stakuar pjesërisht energjinë në:
27 maj, punime në 8 kabina
09:00-15:00/ rruga “Teodor Keko” pjesërisht, tek Astiri, zona tek kthesa e Kamzës, rrugët “Kadri Roshi” dhe “Mentor Xhemali”
09:00-16:00/ rrugët “Riza Cuka” dhe “Lord Bajron” (Laprakë)
09:00-15:00/rruga “Shyqyri Peza” Allias
09:30-15:00/rruga e Dibrës te Medreseja, zona midis rrugës së Durrësit dhe “Mine Peza”
28 maj, do të punohet në 6 kabina
09:30-15:00/zona midis rrugës “Karl Gega” dhe “Siri Kodra”, zona pranë ish-stacionit të Trenit, tek ish-Fidanishtja
09:00-15:00/rrugët “Allaman Dervishi”, tek Pallatet e Malajzianit dhe “Njazi Meka”
09:00-16:00/rruga “Besim Fagu”, pranë rrugës “5 Maji” dhe rruga “Riza Cuko”
(Laprakë)
29 maj, punime në 2 kabina
09:00-15:00/rruga “Allaman Dervishi” tek Pall e Malajzianit dhe “Rruga e Shkodrës”
Gjithashtu stakime do të ketë edhe në disa qytete të tjera, sipas grafiqeve të mëposhtëm:
Durrës/ Stakim i datës 28 maj: Si pasojë e remontit të parashikuar në datën 28 maj, gjatë intervalit kohor 04:00-06:00 do të mungojë energjia elektrike në Golem plazh, Viena, Miami beach, Golem, St. Trenit, Shkembi i Kavajes, Kompleksi Xixa
Tepelenë/ Stakim i datës 28 maj: Për shkak të remontit të parashikuar në Memaliaj, në datën 28 maj gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të mungojë energjia elektrike në Canaj, Danaj, Mukaj, Izvor, Goxhaj, Didaj, Gllave e Madhe, Gllavë e Vogël, Rabie, Selckë e Madhe, Selckë e Vogël, Komar, Buz, Buz Kalemaj, Xhafaj, Dervishaj, Çiçaj, Belike, Selaj, Sinomataj, Çerile, Martalloz Toskë, Kervacaj, Bylysh, Kashisht, Vagalat, Maricaj
Sarandë/ Stakim i datës 30 maj: Në datën 30 maj do të kryhen punime në Linjën 35kV L30-23 Bistrica 2 – Delvinë. Pa energji gjatë intervalit kohor 08:00-16: 00 do të mbeten Bashkia Delvinë, Bajkaj, Vane, Palavli, Vergo, Fush Veri, Kakodhiq, Bashaj, Senic, Tatzat, Isak, Kalas, Ballmatat, Rusan, Stjar, Mavropull, Shijan, Karabaxh, Lefterhor, Kakodhiq, Varfaj.
Berat/ Stakim i datës 27 maj: Për shkak të remontit të parashikuar në nënstacionin Çiflig, në datën 27 maj gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 stakohet energjia eleltrike në Poshnje, Kuçovë, Biznese Private (Gurore).
Pogradec/ Stakim i datës 27-30 maj: Për shkak të remontit të parashikuar në nst Guri i Kuq, në datën 27 maj gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia elektrike në 27 maj në Komunën Hudenisht, Memelisht, Guri Kuq. Në 28 maj, në Bashkinë Pogradec me lagjet 4 dhe Lagjia 5, Gorica, Kalaja, Komuna Trebinje, Komuna Velçan, Fshatrat Bishnice, Pleshisht, Potgozhan. Në 29 maj, në Komunat Hudenisht, Memelisht. Në 30 maj, te Fabrika Përpunimit Gizez.
Kolonjë/ Stakim i datës 31 maj: Për shkak të remontit të parashikuar në nst Mollas, në datën 31 maj gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia elektrike në Komunën Mollas, fshatra të ish-Komunave Mollas, Çlirim dhe Vithkuq.
Elbasan/ Stakim i datës 27 maj: Për shkak të remontit të parashikuar në nënstacionin Përparim, në intervalin kohor 10:00-14:00 stakohet energjia elektrike në Komunat Gjocaj, fshatrat Bardhas, Kurtaj, Osmanshej, Rrumbullak, Celhakaj, Komuna Sheze, Fshatrat Algjinaj, Pekishte, Korthnek, Vasha.
Elbasan/ Stakim i datës 30 maj: Për shkak tē remontit të parashikuar në St Mjekës në datën 30 maj në intervalin kohor 10:00-14:00. Pa energji do të mbeten Komuna Shirgjan, Gjergjan, Fshatrat: Bathes, Kuqan, Llixha, Tregan, Trepsenisht, ish Komunat Gjinar, Zavaline, fshatrat Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushe Kuqe, Shelcan, Xhibresh, Uzina Mjekës.
Librazhd/ Stakim i datës 28 maj: Remont në nënstacionin e Përrenjasit gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji do të mbetet komuna Qukës, miniera e Kromit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



