Lajme

Në kërkim për vjedhje e falsifikim vulash, arrestohen 5 shtetas në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona, pasi ishin të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Personat e arrestuar akuzoheshin për disa vepra penale dhe janë të dënuar në mungesë me burg për vjedhje dhe falsifikim vulash.
Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit:
E. K, 32 vjeç, banues në Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.
A. K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
E. B, 35 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
L. K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. C, 54 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip B.M.V i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i papajisur me leje drejtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë