Pas letrës së tretë publike që kreu i qeverisë, Edi Rama, i drejtoi sot kryedemokratit Basha, ku e fton për dialog pa kushte, vjen edhe reagimi i parë nga ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se kryeministri i shkruan çdo ditë nga një letër vetes, pasi sipas tij, Ramës s’ka kush t’i shkruajë, asnjë nuk i përgjigjet, asnjë nuk harxhon asnjë sekonde kohe me të.
Vasili më tej pohon se së paku ai duhet të shkruajë tri letra në ditë ashtu siç merren edhe ilaçet nga mëngjesi deri në darkë.
“Një letër në dite s’është asgjë.
Së paku tri letra në ditë duhet të shkruajë se përgjithësisht kështu merren edhe ilaçet në mëngjes, në drekë dhe në darkë.
Por tharja e rrënjëve të mendimit ka bërë që edhe korteksi i trurit t’i thahet, ndaj për një tru të tharë e të atrofizuar edhe një letër në ditë nuk është pak bile është shumë…”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




