Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi mbi kërkesën e “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
PD dhe LSI nuk janë regjistruar në zgjedhjet lokale dhe e paraqesin këtë kërkesë jashtë afatit ligjor. Pritet qëndrimi i PS-së në lidhje me këtë të opozitës. Pas debateve, me 4 vota pro dhe 1 kundërr, KQZ vendosi qe PD dhe LSI të mos kenë anëtare në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



