Është goditur një tjetër rast në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi i janë gjetur në banesë dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.
Si rezultat i operacionit të koduar “Silenciatori” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.
Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




