Lajme

Ballsh, makina përplas për vdekje 48-vjeçarin

Një 48-vjeçar ka humbur jetën në Ballsh, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15.

Viktima është identifikuar si Isa Malaj, banues në Ballsh, i cili po ecte në këmbë kur një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi G. M, 26 vjeç, e ka përplasur, duke e plagosur rëndë.
Pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit , i plagosuri është transportuar për në Spitalin Rajonal Fier, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë