Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari, ndodhen në një vizitë zyrtare në Amsterdam për të lobuar për hapjen e negociatave.
Deputetja Rudina Hajdari në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit shprehet se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.
“Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor. Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë”, shkruan deputetja Hajdari në “Facebook”.
Më tej, Hajdari shprehet se hapja e negociatave do të thellojë bashkëpunimin e vendit tonë me vendet e tjera kundër krimit të organizuar.
“Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon më të sigurt”, shprehet më tej Hajdari.
Gjatë qëndrimit në Holandë, Hajdari thotë se ka zhvilluar takime edhe me të rinjtë shqiptarë në atje, që siç shprehet ajo, janë modele pozitive.
“Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës”, përfundon Hajdari postimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










