Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim të një organizate kriminale.
44-vjeçari është kapur nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Beratit, në bashkëpunim me zyrën e “INTERPOL” Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt fqinjit të përtej Adriatikut.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Polovina, i njohur ndryshe edhe si Gazmend Polovina apo Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.
Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizata Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Sipas akuzës, beratasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të rënda, kryesisht heroinë dhe kokainë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




