Sport

Tensione dhe gjakosje e trajnerit të Besiktasit, ndërpritet derbi i Stambollit

Gjysmëfinalja e kthimit mes dy skuadrave të Stambollit, Fenerbahçe dhe Besiktas, nuk ka mundur të zhvillohet deri në fundin e zakonshëm të një sfide sportive.

Një atmosferë tejet e tensionuar, asgjë e re kjo për një derbi të zjarrtë të Stambollit, kulmoi në minutën e 59 me një incident të rëndë, gjatë të cilit është qëlluar me sende të forta në kokë trajneri i Besiktasit, Senol Gunes, një emër tejet i njohur që ka drejtuar edhe Kombëtaren e Turqisë. Ai është transportuar për në spital, ku thuhet se i kanë bërë 5 qepje në kokë, sipas asaj që raporton filiali turk i CNN-it.

VİDEO! İşte şerefsiz Fenerbahçe taraftarının Şenol Hocamıza attığı madde. pic.twitter.com/E6NizIs5fe

— Beşiktaş GO (@besiktasgo) April 19, 2018

Pas këtij incidenti, arbitri vendosi ta ndërpriste ndeshjen, duke lënë pezull kështu emrin e dytë të finalistit të Kupës së Turqisë.

Ndeshja e parë me Besiktasin vendas kishte përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa takimi i kthimit në fushën e Fenerbahçes, deri në momentin e ndërprerjes ishte fiksuar me rrjeta të paprekura. Një rezultat ky që favorizonte Fenerbahçen, duke ditur se kishte shënuar në fushë kundërshtare, e për më tepër sepse Besiktasi ishte në inferioritet numerik që prej minutës së 30, kur Pepe la fushën e lojës pas ndëshkimit me karton të kuq.

Në finale, njërin prej këtyre ekipeve e pret Akhisar Gençlik Spor, që eliminoi në gjysmëfinalen e parë një tjetër ekip nga Stambolli, Galatasarayn. Në takimin e parë, Akhisari ishte mposhtur 1-2 në fushën e vet, por fitoi 0-2 në Stamboll.

Si.

Why are generics usually much cheaper


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë