Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me origjinë nga Kosova, Shkëlqim Kastrati, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë.
23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Gjermani.
Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi.
Gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23-vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit:
A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Nga kontrolli i banesës në rrugën e “Durrësit”, Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishekë që dyshohet se i përkiste 23-vjeçarit, Shkëlqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativas”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A. S.
Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi A. Ll, i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij, 23-vjeçarin Shkëlqim Kastrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




