Lajme

Breshëri plumbash në familjen e punonjësit të Bashkisë Selenicë

Rreth 01:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri drejt banesës së 26-vjeçarit Xhulio Mara, në Selenicë.
Policia ka njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar banesën dhe se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se Mara është punonjës në Bashkinë e Selenicës, shef i Shërbimeve Publike.
Për ngjarjen ka folur edhe 26-vjeçari, ku ka deklaruar se drejt shtëpisë së tij janë zbrazur 20 plumba. Ai ka treguar se plumbat kanë depërtuar edhe në banesë, ndërsa ka theksuar se nuk ka konflikte me ndonjë person.
“Më kanë qëlluar me rreth 20 plumba drejt banesës. Plumbat kanë hyrë edhe brenda në banesë. Nuk kam konflikte, s’kam pasur kërcënime më përpara”, është shprehur ai.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë